Aktualitet

Thjeshtri shpëton shqiptarin nga deportimi në Shqipëri

Dritan Mazreku u burgos dhe u përball me masën e dënimit nga vendi përpara se një gjykatës të vendoste ndryshe.

k.m.
Thjeshtri shpëton shqiptarin nga deportimi në Shqipëri
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një kriminel shqiptar 29-vjeçar i është shmangur deportimit për në Shqipëri pasi një gjykatës vendosi se kjo masë do të ishte shumë 'e ashpër' për thjeshtrin e tij adoleshent. Dritan Mazreku u burgos dhe u përball me masën e dënimit nga vendi përpara se një gjykatës të vendoste ndryshe.

Sipas Dailymail, shqiptari kishte hyrë në Angli në vitin 2014 dhe kishte marrë një 'rol atëror' me djalin që kishte partnerja e tij letoneze me ishin e saj. Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper kishte argumentuar për dëbimin e tij, duke pretenduar se ai mund të vazhdonte të mbështeste thjeshtrin e tij nga Shqipëria.

Megjithatë, gjyqtari tha se komunikimi në internet nuk ishte 'zëvendësues' i pranisë fizike.

"E gjithë familja mbështetet nga Mazreku, i cili është gjithë kohës në punë. Gruaja merr vetëm pagën minimale. Aiu martua me partneren e tij në vitin 2017, gjë që i dha të drejtën të qëndronte në Britani. Më vonë ai pati një 'periudhë ndarjeje' me letonezen. Thjeshtri i tij, i cili vetëm ishte 5 vjeç kur Mazreku filloi një lidhje me nënën e tij në vitin 2015, nuk kishte 'asnjë lidhje' me babain e tij biologjik."

Home Office apeloi vendimin, duke argumentuar se gjyqtari 'gaboi' dhe çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë të Dhomës së Emigracionit dhe Azilit. Avokatët që përfaqësojnë qeverinë i thanë Gjykatës së Lartë se arsyetimi 'nuk qëndron' pasi adoleshenti ka në jetën e tij edhe nënën dhe gjyshen e tij për ta mbështetur./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB