Aktualitet

Drejt prishjes bujtinat në Theth, banorët ngrihen në protestë: Po na grabitet prona

Banorët shtojnë se janë njoftuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër do të prishë të gjitha ndërtimet, por shtojnë se vetë institucionet i kanë lejuar të ndërtojnë në mënyrë që të kthehen në mikpritës për turistë nga e gjithë bota.

F.M;F.G
Drejt prishjes bujtinat në Theth, banorët ngrihen në
Banori ne Theth

SHKODËR- Banorët e fshatit Theth kanë dalë në protestë këtë paradite, pas një urdhri të lëshuar nga kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka kërkuar bashkëpunimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër për shembjen e ndërtesave pa leje. Banorët bllokuan rrugën nacionale të Qafë-Thorës dhe kërkuan që aksioni të ndërpritet.

Nisma e bashkisë së drejtuar nga Beci dhe IKMT, prek edhe bujtinat që prej vitesh janë kthyer në shtëpitë pritëse të turistëve që zgjedhin të vizitojnë Thethin. Dhjetëra banorë e kundërshtojnë këtë vendim dhe shprehen para kamerave se kërkojnë nga shteti shqiptar që t’i lejojë të pajisen me tapi për pronat e tyre. Banorët shtojnë se janë njoftuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër do të prishë të gjitha ndërtimet, por shtojnë se vetë institucionet i kanë lejuar të ndërtojnë në mënyrë që të kthehen në mikpritës për turistë nga e gjithë bota.

Zef Bari, mësues dhe pensionist thotë se shteti shqiptar praktikisht po u kërkon të lënë pronat e trashëguara nga parardhësit e tyre, dhe të largohetn për tu hapur rrugë personave të tjerë që sipas tij, kërkojnë tu zaptojnë tokat. Ai bashkë me një tjetër person, i konsiderojnë veprimet e shtetit si grabitqare, por theksojnë se nuk frikësohen e se janë gati të ulen e të bisedojnë.

Pjesë nga fjala e qytetarëve:

Qytetari 1: Na ka ardhur një fjalë që po vijnë më fadroma dhe po na prishin ndërtimet në tokën tonë. Fshati ynë është i banuar që në vitin 1468, 1684 na e ka dhënë turku në mënyrën e vet tapitë dhe shtetit tonë që para 30 vitesh i kemi kërkuar tapitë dhe lejen e ndërtimit, me i zbatu të gjitha rregullat që ka shteti ynë. Shteti ynë po na kërcënon, deri më tani janë që punësuar 450 persona në Thethe, këtu duhen vlerësuar për mundin dhe djersën e parave të emigrantëve të fshatit tonë që janë në Amerikë, Australi e kudo. Qëllimi i tyre është që ne të lëmë këtë vend, tokën e të parëve tanë dhe të ikim që këtu. Thethi nuk është Spilleja, nuk është Jala e as Rana e Hedhun, është zonë e banuar. Ne nuk kemi asnjë konflikt për pronat, secili i di pronat e veta por na kanë gënjyer që në fushatë. Gënjeshtrat janë me pasoja. Në Theth fliten të gjitha gjuhët e botës, Thethi është ambasadë, është aeroport. Ne po mbrojmë dhe kërkojmë që shteti të na pajisëme tapi si çdo qytetar tjetër. Sot është Samiti i BE-së, ne na stresojnë. Unë jam Zef Bari, mësues dhe pensionist.

Qytetari 2: Ne duam të japim një mesazh shumë të qartë, para 10 vitesh Thethi ishte boshatisur, vetë shteti shqiptar na lejoi që të ndërtonin këto shtëpi që të hapim dyert për turistët. I dhamë një vlerë të madhe Shqipërisë duke pritur njerëzit nga e gjithë bota. Ne kemi dalë të bisedojmë me shtetin, sot n aka ardhur fjala se këto shtëpi do të na i rrënojnë. Kjo është një pasuri e gjithë shqiptarëve, nuk është më vetëm e jona. Ne jemi gati për tu ulur për të biseduar, që të ruajmë mundësinë për të jetuar në këtë vend. Pse na lanë të ndërtonim kur duan të na i shembin? Unë nuk kam ikur në emigrim dhe i jam përkushtuar këtij vendi. Nëse ne na shembet shtëpitë, ku do të rrinë mysafirët. Po kërkojmë që të na lejohet të jetojmë e punpjmë në shtëpitë tonë. Jemi të gatshëm të mbrojmë shtëpinë tonë, me të gjitha kushtet që kërkohet. Nuk na frikëson askush, nuk jemi të frikësuar, jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë sepse këto që po bëhen janë veprime grabitqare.

Por çfarë ka ndodhur? Aksioni ka nisur që të premten (13 tetor) dhe IKMT bashkë me IMT e bashkisë Shkodër kanë nisur një aksion për ndërtimet pa leje, ku përfshihen edhe bujtinat turistike të banorëve. IKMT dhe bashkia pretendojnë se edhe pse këto objekte janë ndërtuar në tokat e banorëve, ato janë pa leje. Sërish, për banorët nuk ka asnjë plan për kompesim apo gjetjen e një alternative nga shteti, duke qenë se këto bujtina janë edhe burimi i tyre i vetëm financiar. Efekti i prishjes së tyre për turizmin e zonës, nuk dihet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB