Aktualitet

FOTOT- Mëria u la pas krahëve! Takimet e 'sikletshme' të Ramës...i kaloi me buzëqeshje

Teksa liderët zbrisnin nga mjetet e tyre të buzëqeshur, disa nuk ishin në humor shumë të mirë. Ndoshta për shkak të përplasjeve të fundit që kanë patur me kreun e qeverisë shqiptare. 

k.m.
FOTOT- Mëria u la pas krahëve! Takimet e 'sikletshme'
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot një më një të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Teksa liderët zbrisnin nga mjetet e tyre të buzëqeshur, disa nuk ishin në humor shumë të mirë. Ndoshta për shkak të përplasjeve të fundit që kanë patur me kreun e qeverisë shqiptare. 

Përshembull, jo shumë e lumtur është shfaqur kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila ka dalë me humor jo të mirë nga mjeti.

FOTOT- Mëria u la pas krahëve! Takimet e 'sikletshme'

E menjëherë sapo ka bërë fotot e rastit me kryeministrin Edi Rama, i është bashkuar homologëve të saj. Me të njëjtin humor është shfaqur edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili duket se është zbutur më pas, pas batutave që ka shkëmbyer me kryeministrin shqiptar.

FOTOT- Mëria u la pas krahëve! Takimet e 'sikletshme'

Mesa duket 'mëria' për arrestimin e Fredi Belerit është lënë pas dhe sot kanë vendosur që të jenë të fokusuar vetëm për ecurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. 

FOTOT- Mëria u la pas krahëve! Takimet e 'sikletshme'

Në fundit, me mbërritjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u ndje tensioni mes tyre. Megjithatë i fshehën debatet në distancë që kanë pasur së fundmi me një buzëqeshje për kamerat./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB