Bota

Theri veten me thikë, vdes në spital i riu nga Ferizaj

I riu ka vdekur, pasi i shkaktoi vetes lëndime me thikë.

D.XH
Theri veten me thikë, vdes në spital i riu nga Ferizaj
QKUK

FERIZAJ- Një i ri nga Ferizaj në Kosovë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë gjatë ditë së diel. I riu, që të enjten lëndoi veten me një thikë, ka vdekur pas tri ditësh në QKUK.

Këtë informacion e ka dhënë Policia e Kosovës. “Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës iu është dhuruar familjarëve për ceremoni mortore”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Ditën e enjte, më 1 shkurt, viktima qëlloi veten me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse./ZËRI/

Poll

MOS HUMB