Bota

Serbët ndalojnë hyrjen e shqiptarëve në Serbi

Bllokimi do të zgjasë tre orë, në shenjë kundërshtimi të “terrorit” që qeveria e Albin Kurtit po u bën serbëve.

f.t
Serbët ndalojnë hyrjen e shqiptarëve në Serbi
FOTO ILUSTRUESE

SERBI- Ditën e sotme serbët do bllokojnë rrugët për veturat me shoferë shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Serbi. Bllokimi do bëhet nga ora 12:00 deri në 15:00, pra për tre orë, në shenjë kundërshtimi të “terrorit” që qeveria e Albin Kurtit po u bën serbëve.

Në bllokim përfshihen të gjitha automjetet “të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”, shkruan Euronews Serbia.

"Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë për tre orë derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë e Metohi. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në njoftim.

Asociacioni pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë “të cilët nuk kanë kryer krime./ZËRI

Poll

MOS HUMB