Aktualitet

Tentuan të vrisnin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

Sipas hetimeve, pas një konflikti të mëparshëm mes Ali Cimilit dhe shtetasit Hysen Mërnica, dy të pandehurit dyshohet se i kanë zënë pritë këtij të fundit, ndërsa ai po lëvizte me motomjet së bashku me nënën e tij, Suzana Mërnica.

zh.ll
Tentuan të vrisnin Hysen Mërnicën dhe të ëmën,
Arrestimi i Ali Cimilit dhe pamjet nga vendi ku ndodhi atentati

FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe dërgon në gjyq dy persona, babë e bir, Afrim Cimili dhe Ali Cimili,  të cilët dyshohet se kanë tentuar vrasjen e Hysen Mërnicën, një vit më parë. Sipas hetimeve, pas një konflikti të mëparshëm mes Ali Cimilit dhe shtetasit Hysen Mërnica, dy të pandehurit dyshohet se i kanë zënë pritë këtij të fundit, ndërsa ai po lëvizte me motor së bashku me nënën e tij, Suzana Mërnica.

Porkuroria bën me dije se nga provat e administruara, është provuar se autorët kanë qëlluar në drejtim të Hysen Mërnicës 9 herë, ndërsa ishin në lëvizje me dy automjete të ndryshme. Njëri prej tyre drejtonte një automjet tip “Toyota” dhe qëllonte me armë zjarri, ndërsa tjetri, në një automjet tip “Mercedes-Benz”, ka përdorur pistoletë.

Njoftimi 

Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.C dhe A.C (babë e bir) për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit H.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetsit A.C.dhe A.C. (babë e bir) për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ parashikuar nga nenet 78, 25, 22 dhe 278, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.474, rezultoi e provuar se të pandehurit A.C dhe A.C, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis të pandehurit A.C (i biri/djali) dhe viktimës H.M, në drejtimin e dy automjeteve të ndryshme, i kanë zënë pritë viktimës H.M, i cili po lëvizte me një motomjet së bashku me nënën e tij S.M, duke e qëlluar 9 (nëntë) herë gjatë kohës që ishin në lëvizje me automjetet respektive.

Konkretisht, i pandehuri A.C., pak përpara se të ndodhte ngjarja ka qenë së bashku me të atin e tij, të pandehurin A.C. Gjatë kësaj kohe janë shkëmbyer në rrugë me viktimën H.M dhe konstatuar itenerarin e tij të lëvizjes. Në këto rrethana, dy të pandehurit së bashku kanë përgatitur kushtet për kryerjen e veprës penale dhe kryer atë. I pandehuri A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Toyota”, ka qëlluar me armën zjarri kundrejt viktimave, kurse i pandehuri tjetër A.C., nën drejtimin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, ka qëlluar me armën tip pistoletë kundrejt viktimave.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Nga ngjarja e ndodhur një vit më parë, Hysen Mërnica i shpëtoi plumbave, ndërsa e ëma e tij mbeti e lënduar, por pa pasoja për jetën. 

Suzana dhe Hysen Mërnica janë familjarët e Azgan Mërnicës, të riut që vrau me plumb në kokë efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur në maj të një viti më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB