Aktualitet

"Boshatisën" subjektin e punës: 40 mijë kg kafe të vjedhura, 800 mijë € "në xhep", arrestohen 2 magazinierë (VIDEO)

Ka qenë administratorja e subjektit ajo e cila ka kallëzuar rastin, pasi ka konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti.

zh.ll
"Boshatisën" subjektin e punës: 40 mijë kg kafe të
pamje-subjekti

TIRANË- Dy magazinierë janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kafeje nga subjekti ku punonin. Sipas njoftimit të policisë, 3 shtetasit e kanë kryer këtë veprimtari kriminale përgjatë një periudhe 3 vjeçare dhe kanë përfituar 800 mijë euro.

Ka qenë administratorja e subjektit ajo e cila ka kallëzuar rastin, pasi ka konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Inventari”.

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.

Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit:
-u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB