Aktualitet

Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në market, Policia arreston 57-vjeçaren: Po luaja me të!

Gruaja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

F.I
Tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në market,
autorja e ngjarjes

TIRANË- Policia e Shtetit ka identifikuar gruan që tentoi të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në një market para një jave në Tiranë. Ajo është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr.3 të kryeqytetit, pas denoncimit të babait të vajzës së mitur. Para hetuesve, ajo ka deklaruar se po luante me fëmijën në prani të nënës së tij, duke i dhënë një çokollatë para se të dilte jashtë. Ajo ka këmbëngulur se nuk kishte qëllime për të rrëmbyer fëmijën.

Incidenti u vu re nga punonjësit e marketit, të cilët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin gruan para se të largohej plotësisht. Policia bën me dije se është shoqëruar shtetësja R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Tiranë, por fatmirësisht gruaja që mori në krahë fëmijën, vendosi që të rikthehej. Edhe pse e ëma pa gjithë skenën, ajo nuk shkoi që të raportonte rastin në Polici. Ishte babai i të miturës, ai i cili ka shkuar për të bërë kallëzimin e rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB