Aktualitet

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me burg biznesmenin Namik Koçi

Biznesmeni akuzohet se i ofroi një shumë parash drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

I.F
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me burg
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Biznesmeni akuzohet se i ofroi një shumë parash drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Fillimisht, ai u dënua me 1 vit burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 8 muaj burgim. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një 1 vit e 4 muaj.

Po ashtu Gjykata udhrdhëroi konfiskimin e shumës së parave prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim. Gjyqi u zhvillua nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur çështjen në GJKKO në kuadër të procedimit penal nr. 34 të vitit 2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB