Aktualitet

29-vjeçari i zhdukur prej 3 javësh, babai denoncon të humbur djalin e tij në Librazhd

Sipas Policisë, 29-vjeçari me inicialet M.GJ është larguar nga shtëpia para tre javëve, por kallëzimi është bërë vetëm dje në komisariat.

I.F
29-vjeçari i zhdukur prej 3 javësh, babai denoncon të humbur
FOTO ILUSTRUESE

LIBRAZHD- Një 67-vjeçar nga fshati Stërblevë, Librazhd ka denoncuar të zhdukur djalin e tij në Polici. Sipas Policisë, 29-vjeçari me inicialet M.GJ është larguar nga shtëpia para tre javëve, por kallëzimi është bërë vetëm dje në komisariat. Ndërsa. nuk ka informacione se përse babai i tij ka pritur kaq gjatë për të denoncuar zhdukjen e tij.

“Më datë 09.04.2025, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd, shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në fshatin Stërblevë, se më datë 20.03.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi M. Gj., 29 vjeç. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçarit. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB