Aktualitet

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU Rajonale Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

43-vjeçari i identifikuar si Namik Koçi, tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë duke i ofruar para, por shuma në total nuk dihet.

k.m.
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU Rajonale Tiranë, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Një 43-vjeçar në Durrës është vënë në pranga për korrupsion ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 43-vjeçari i identifikuar si Namik Koçi, tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë duke i ofruar para, por shuma në total nuk dihet. Koçi, duke tentuar të korruptonte kreun e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kërkonte që t'i lehtësoheshin procedurat për testimet që do të kryheshin në baxhon e tij, ‘Perla Bulmet’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike". Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB