Aktualitet

Tentoi të kalonte në aeroport me dokumente false, pranga shqiptarit në Spanjë

Sipas autoriteteve, leja e drejtimit dhe karta e identitetit ishin tërësisht të falsifikuara, por pasaporta me të cilën ai ishte identifikuar ishte manipuluar vetëm në një pjesë të saj.

E.K
Tentoi të kalonte në aeroport me dokumente false, pranga shqiptarit
Foto ilustruese

SPANJË- Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ka rënë në prangat e policisë spanjolle këtë të hënë pasi tentoi të kalonte me dokumente false, për të udhëtuar drejt Irlandës. Shqiptari mbante një pasoportë dhe kartë identiteti, të cila i përkisnin një përsoni tjetër dhe këtë e ka vënë re doganieri, i cili më pas ka lajmëruar autoritetet. Dokumentet që mbante shqiptari i ishin vjedhur një personi në Itali

Irlanda edhe pse është vend i BE, nuk pranoi që të nënshkruaj marrëveshjen e Shengenit, prandaj për të udhëtuar në ishull duhet t’i nënshtrohesh patjetër kontrollit kufitar. Sipas autoriteteve, leja e drejtimit dhe karta e identitetit ishin tërësisht të falsifikuara, por pasaporta me të cilën ai ishte identifikuar ishte manipuluar vetëm në një pjesë të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB