Aktualitet

Tentoi të importonte kokainë në Australi, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

Gjykata e dënoi atë më tetë vite heqje lirie dhe pranoi se burgu do të ishte më i vështirë për Gjekën pasi ai do të kalonte vite larg djalit të vogël dhe gruas së tij.

M.M
Tentoi të importonte kokainë në Australi, arrestohet
Ertgrei Gjeka

AUSTRALI - Ertgrei Gjeka është shqiptari që u dënua me tetë vite burg për trafik droge nga Greqia në Australi. Plani i tij për të importuar 45 kilogramë kokainë në Australi u zbulua nga policia duke i prishur planet sipas abc.net 

Kokaina e fshehur në një xhuboks, u këmbye me një substancë neutrale nga Policia, ata vendosën një pajisje gjurmuese në parcelë dhe lejuan që ajo të dërgohej në adresën e synuar në perëndim të Melburnit. Policisë arrestoi 41-vjeçarin Ertgrei Gjekën pasi iu kontrollua shtëpia dhe iu sekuestruan telefonat.

Të premten, Gjeka u dënua me 12 vjet e gjysmë burg. Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut Fiona Todd tha se Gjeka ishte koordinatori me bazë në Australi i sindikatës së drogës, por merrte urdhra nga jashtë.

Gjykata mori vesh se ishte hera e tretë që Gjeka shpallej fajtor për trafik droge që nga viti 2012.

“Ju jeni dënuar më parë. Ju i dinit rreziqet. Këtu jeni përsëri”, tha ajo.

Gjykatësi Todd tha se Gjeka ka lindur në Shqipëri dhe i kaloi vitet e tij të hershme në "një shoqëri të paligjshme dhe të dhunshme", përpara se familja e tij të vinte në Australi si refugjatë në 2002.

Ajo tha se dënimi do të dërgonte gjithashtu një mesazh për trafikantët e tjerë të mundshëm të drogës se pjesëmarrja e tyre në tregtinë e paligjshme do të trajtohej ashpër nga gjykatat. Gjeka do të duhet të shërbejë të paktën tetë vjet përpara se të mund të lirohet me kusht. 

Gjeka është i njohur edhe si Erti Gjeka, Eddie Gjeka dhe MattheW Andrea Borov. / ZËRI

Poll

MOS HUMB