Aktualitet

ME PAMJE nga deti- FOTOT e vilës së Kushtrim Selimit, zaptoi tokën e shtetit për 'shtëpi pushimi'

Për këtë vjedhje dyshohet se ka shantazhuar punonjësit e policisë që mos ta raportojnë.

f.t
ME PAMJE nga deti- FOTOT e vilës së Kushtrim Selimit, zaptoi
Kushtrim Selimi

DURRËS-Në pamjet më poshtë të siguruara nga ZËRI, shihet vila luksoze e ish-kreut të AMP Durrës, Kushtrim Selimit. Selimi pasi zaptoi një sipërfaqe trualli, në lagjen ‘Kallm’ ndërtoi një vilë që siç shihet edhe në imazhe, ndodhet në një kodër. E rrethuar nga gjelbërimi, dërtesa një katëshe është e përbërë nga xhamat, e cila i mundësonte dhe pamjen nga deti. Për rrethimin e ndërtesës punimet shihen se ende nuk kanë përfunduar. 

Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se, Selimi e shfrytëzoi postin e drejtorit në sektorin e AMP, ku përveç ndërtimit të vilës në paligjshmëri, ka mundësuar edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Për këtë vjedhje dyshohet se ka shantazhuar punonjësit e policisë që mos ta raportojnë.

ME PAMJE nga deti- FOTOT e vilës së Kushtrim Selimit, zaptoi
VILA E KUSHTRIM SELIMIT
ME PAMJE nga deti- FOTOT e vilës së Kushtrim Selimit, zaptoi
VILA E KUSHTRIM SELIMIT
ME PAMJE nga deti- FOTOT e vilës së Kushtrim Selimit, zaptoi
VILA E KUSHTRIM SELIMIT

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Selimi është arratisur jashtë shtetit, konkretisht në Angli pavarësisht se Gjykata e Tiranës i ka caktuar masë sigurie “ndalim dalje jashtë vendi”, në lidhje me procedimin tjeter që ka me portalin që shantazhonte drejtuesit s policisë. Selimi dyshohet se kaluar nga Kosova./ZËRI

Poll

MOS HUMB