Aktualitet

Tentoi të fuste kokainë në burgun e Vlorës, arrestohet familjari i të dënuarit

Droga u zbulua nga kontrolli në skaner, ku në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme kokainë.

f.t
Tentoi të fuste kokainë në burgun e Vlorës, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një rast tentative për të futur lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në burgun e Vlorës është parandaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve. Ngjarja ka ndodhur më 30 Dhjetor 2023, kur shtetasi me iniciale F.C. tentoi të fuste lëndën narkotike të fshehur brenda disa ushqimeve të destinuara për një familjar të tij.

Droga u zbulua nga kontrolli në skaner, ku në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme kokainë.

Njoftimi:

Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit "kokainë"./ZËRI

Poll

MOS HUMB