
ITALI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali. Viktimë e aksidentit mbeti shtetasi Eriojn Bali, 38-vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit pasi e ka zënë gjumi në timon. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, banues në Gadesco Pieve Delmona, ishte menaxher i një restoranti në zonë.
Përplasja fatale ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice, ku makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip “Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.