
KORÇË- Një grup shqiptarësh me “seli” në Korçë, mashtronin shtetasit grekë, duke tërhequr mijëra euro nga llogaritë e tyre bankare në Greqi, u çmontua nga dega lokale e policisë shqiptare. Sipas njoftimit të komisariatit të Korçës, organizatorët e grupit ishin një 30-vjeçar nga Tirana dhe një 29-vjeçar nga Korça, ndërsa viktimat e tyre në Greqi deri tani arrijnë në pesë mijë persona.
Sipas policisë shqiptare, autorët promovuan një softuer në kompjuterët e grekëve, përmes të cilit arrinin të depërtonin në llogaritë e tyre bankare dhe të dhëna të tjera personale. Më pas, nëpërmjet ndërmjetësve virtualë, kanë tërhequr shuma parash nga llogaritë bankare të grekëve që kanë përfunduar në llogari të panjohura.
Sipas policisë, shuma e parave të marra nga llogaritë bankare të grekëve varion nga 3-5 mijë euro për llogari. Mekanizmi i dytë për zhvatjen e parave ishte afrimi dhe përfshirja e grekëve në kriptomonedha. Policia zbuloi në qendrën në qytetin e Korçës, ku kishte 23 kompjuterë dhe pajisje të tjera të teknologjisë së lartë.
Sipas informacioneve të “Zouglas”, deri më tani Prokuroria greke e Krimeve Kibernetike nuk ka qenë e informuar për operacionin e shqiptarëve./ZËRI