Aktualitet

Temperatura deri në -5 gradë! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.  

F.I
Temperatura deri në -5 gradë! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Edhe dita e sotme do të vijojë të jetë me temperatura të ulëta. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.  

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në veri e lindje nga ku dhe do të pasohen me reshje shiu e bore me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veri 6-13m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 13-22m/s me dallgëzim në dete 3-5 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore -5 deri 3°C, në zonat e ulëta 0 deri 11°C dhe në zonat bregdetare 3 deri 13°C./ZËRI

Poll

MOS HUMB