
TIRANË- Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, ka folur rreth mbylljes së Tik Tok në Shqipëri dhe ndikimit të tij në politikë. Niri tha për emisionin “Open” se Tik Tok është një platformë që nuk mund të kontrollohet. Kreu i Acromax u shpreh se rrjeti social mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.
“Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve”, tha Niri. /ZËRI