Aktualitet

Temperatura deri në 40 gradë, si parashikohet moti sot

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. 

f.t
Temperatura deri në 40 gradë, si parashikohet moti sot
foto ilustruese

TIRANË-Java nis me mot të kthjellët. Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Verili-verilindje. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. 

Temperaturat e ajrit do të nisin nga 18 gradë Celsius minimalja, deri në 40 gradë Celsius maksimalja.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 40 km/h, duke shkaktuar dallgëzim mbi dy ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB