VLORË- “Telat me gjemba, një 'gardh' policor dhe persona të paidentifikuar”, kjo është ajo çfarë ka ngelur pas në Zvërnec, pas protestës së djeshme, ku qytetarë, aktivistë dhe banorë të zonës protestuan kundër rrethimit të tokës nga kompania e ndërtimit “Zvërnec South Adriatic Development”.
Gazetari Isa Myzyraj ka dokumentuar përme fotove atë që po ndodh në Zvërnec sot, ku shkruan se të pranishëm ishin dhe dhejtra persona të paidentifikuar që qëndronon nëpër makina civile. Sipas Myzyrajt disa persona të tjerë po hiqnin telat me gjemba në zonën e poshtme të plazhit.
“Një ditë pasi barbarët nën hundën e shtetit të dorëzuar para oligarkëve përdorën forcën fizike për të shtypur protestat në mbrojtje të natyrës tonë të përbashkët.
Dhjetëra forca të policisë qëndronin sot në gatishmëri pranë hyrjes së zonës së rrethuar ndërsa dhjetëra persona të paidentifikuar qëndronin nëpër makina civile. Disa persona po hiqnin telat me gjemba”, shkruan ai.
Ditën e djeshme ZËRI ndau pamjet nga vendngjarja, ku policia private ushtroi dhunë ndaj një protestuesi, i cili u tërhoq zbarrë pa ndjenja. Ndërsa srapy, gurë dhe një gjuhë kërcënuese dhe fyese u drejtua nga rojet private drejt protestuesve./ZËRI