Aktualitet

Të vërtetat e videoskandalit sipas Alma K., protagonistja thyen heshtjen

Fillimisht, Alma K. (Kaçi) pranon se për filmimin ka "organizatorë", edhe pse në fillim tenton që ta 'shesë' si një iniciativë të saj për të cilën ishte inspiruar nga thashethemnajat që kishte dëgjuar nëpër qytetin e Durrësit. Sapo mbaron këtë fjali, pranon që profesionin e 'të inflirtuarës' e ka bërë prej gati 11 vitesh. 

k.m.
Të vërtetat e videoskandalit sipas Alma K., protagonistja thyen
Safet Gjici dhe Alma K.

TIRANË- Për 25 minuta, Alma Kaçi ka zbërthyer (thuajse) të gjithë skandalin që "dogji" ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Në një intervistë të saj, ajo ka folur për të herë të parë dhe gjatë duke pranuar shumë të vërteta që deri më sot, vetë ajo nuk i kishte thënë publikisht. Fillimisht, Alma K. (Kaçi) pranon se për filmimin ka "organizatorë", edhe pse në fillim tenton që ta 'shesë' si një iniciativë të saj për të cilën ishte inspiruar nga thashethemnajat që kishte dëgjuar nëpër qytetin e Durrësit. Sapo mbaron këtë fjali, pranon që profesionin e 'të inflirtuarës' e ka bërë prej gati 11 vitesh. 

1. Kush e futi Alma K. në skemë?

"Jo, nuk ështe iniciativë personale. Kam 11 vite që merrem me punë inflirtruese,"-tha ajo në intervistën e saj të plotë.

Gjithashtu shtjellon gjatë edhe qëllimin e saj, duke veshur edhe petkun e një të vetëflijuare për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të luftuar padrejtësinë. Në rrëfimin e saj, Alma K. shprehet se kishte si motivim demaskimin e zyrtarëve të lartë që abuzonin me detyrën që iu kishin besuar qytetarët. Për të mbështetur atë që pretendon, ajo shton se nëse do të kishte dërguar vërtetë një projekt, do të kishte marrë paratë dhe do të përfitonte edhe ajo nga fondet publike. Por, thekson herë pas herë se nuk e ka pasur atë qëllim. Madje hedh poshtë edhe të gjithë pretendimet se është shtyrë nga ndonjë forcë politike për të filmuar videon e momenteve intime. Vazhdon më pas, edhe shton se kishte ndërmarrë rolin për të denoncuar edhe abuzuesit e grave dhe vajzave, si në rastin e saj. Për ta bërë të gjithë historinë më shumë intriguese, shton edhe nota teatraliteti, duke iu referuar vetes në vetën e tretë, ndërsa flet për një "rol" që kishtë ndërmarrë vetë. 

"Në ato momente isha në rol,"-shton ajo. Por edhe në një pikë tjetër "ngatërrohet" me këmbët e saj. 

2. Qëllimi, iniciativë personale, apo...?

Teksa thotë që të gjithë skenën e kishte të mirëstrukturuar, disa minuta më pas shton se Safet Gjici e kishte kuptuar që kishte kamera në gotën e kafes, ndaj edhe ishte "detyruar" që të kryente marrëdhënie intime...për ta shpërqëndruar. 

"Ka qenë një filmim, në zyrën e tij ka qenë e vështirë të hyje me sende personale. Dua të theksoj se ai rol që u bë nga ana ime, si protagoniste. O ai do mbante kamerën, o unë do bëja atë veprim. Ai i mbante sytë atje dhe unë e pashë që më kuptoi. Po unë në ato momente nuk kam qenë vetëvetja. Kam qenë një Almë tjetër, kam qenë në rol. Ndodhi ajo! Kam patur mesazhe dhe telefonata nga nënkryetari i Bashkisë që më thoshte për projektin. Njëherë më thoshte që jam në Tiranë kur do takohemi. Por unë e gënjeva sepse nuk ishin qëllim qentë. Kisha qëllim projektin nuk e regjistoja dhe nuk e merrte vesh askush. Unë shihja punën time. Muhabetin e kisha perfekt me atë, por nuk ka qenë ky qëllimi. Thjesht unë kam qenë një...tani nuk mund të them viktimë, sepse nuk përmbahen portalet. Por kam qenë në rol. Demaskimi që çfarë ndodh në zyrat tona. Më vjen keq dhe dua ta përmend...edhe për sekretaren atje. Sepse një femër që të dali e trukuar dhe të dali pa truk. Pse duhet ta suportonte këtë fenomen? Duhet ta ngrinte zërin, këtu prishet shoqëria jonë, nga frika. Ne jetojmë me frikë. Videoja është publikuar ndoshta pas 2 javësh."

Por nëse ai e ka kuptuar se është filmuar, nuk bën sens që ta ketë lënë që të ikë bashkë me gotën e kafesë.

3. Po vepra penale?

Më pas, me apo pa dashje, Alma Kaçi hedh poshtë një vepër penale, atë të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë.

"(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013) Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet."

Praktikisht nëse nuk ka pasur një projekt konkret, nuk do të kryehej as dhënia e tenderit. Megjithatë, mbajtja e akuzës nga Gjici është në fije të perit, pasi një veprim konkret për të nisur procedurat nuk ka. Të paktën kështu pretendon Alma Kaçi. 

"Shkova herën e parë, fabula ishte projekti. Është një projekt që mund ta ketë çdo aktivist në dorë, nuk ka ndonjë domethënie të veçantë. Ai që herën e parë po krijonte afrimitet. Tek zyra e tij ka një kolltuk, po më thoshte 'jo ulu këtu, jo aty'. Si e si po më afrohej. Mua më la të kuptoja se çdo gjë ishte siç ishin thashethemet."

4. THIRRJA NDAJ KOLEGUT-SKANDALE TË TJERA

Përballë lentes së kameras, Alma ka edhe një thirrje për një ish-koleg të saj. 

"I bëj thirrje një ish-kolegut tim që të mos merret me Safetin dhe me Almën sepse nuk fiton gjë. Ai është Ardian Bushi. Të dali të bashkëpunojë me SPAK. Të dali dhe të mos shitet lirë. Ai ka të paktën informacione, të dalim dhe ta zhdukim këtë fenomen. Ky fenomen zhduket që të jemi të gjithë bashkë. Dhe...mos të shitemi. Kjo është ideja. Flas për ata që e mbajnë veten si gazetarë dhe merren me kamera të fshehta."

Pra, lë të kuptohet se ka video të tjera që nuk janë transmetuar kurrë. Por se për kë, nuk bën me dije asnjë detaj tjetër. 

5. Alma K., nëna e një djali në Shqipëri

Në fund, Alma vesh petkun e nënës dhe gruas që e kanë braktisur të gjithë. Edhe nëna e saj që aktualisht strehohet tek të afërmit. Me lot në sy, tregon vuajtjet e djalit dhe presionin që i bën pronari i shtëpisë për të lënë banesën. Në terr, pa drita dhe pa ujë, Alma Kaçi ka vetëm një shqetësim: të birin. 

"Sa herë del, them ishalla o Zot më vjen mirë. Kur nuk je e qetë nga ana psikologjike, nuk mund të mendosh për projekte. I drejtohem vetëm drejtësisë që të paktën të jetojë fëmija im. Nuk kam asnjë thirrje tjetër."

INTERVISTA E PLOTË E ALMA K: 

Alma K.: Tashmë besoj u bëra e njohur për shkak të një videoje që nuk është nevoja që ta specifikoj sepse mbarë opinioni e di. Por më vjen keq sepse u keqinterpretua. Abuzuesi këtu doli viktimë, e viktima abuzues. Unë jam marrë me punë investigative prej gati 11 vitesh. Jam aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, madje kam 3 vjet që i mbroj me aq mundësi sa kam. Vajta në zyrë se kisha dëgjuar, kemi Veriore që jetojnë në Durrës, që ish-kryetari i Bashkisë atje ishte abuzues. Një femër po t'i shkonte, direkt do të bënte ato veprime që u demostruan në video. Duke dëgjuar zëra në fillim nuk e besoj sepse normalisht si mundet një titullar të abuzojë në atë farë feje. Shkova herën e parë, fabula ishte projekti. Është një projekt që mund ta ketë çdo aktivist në dorë, nuk ka ndonjë domethënie të veçantë. Ai që herën e parë po krijonte afrimitet. Tek zyra e tij ka një kolltuk, po më thoshte 'jo ulu këtu, jo aty'. Si e si po më afrohej. Mua më la të kuptoja se çdo gjë ishte siç ishin thashethemet. Ndërkohë që pas zgjedhjeve, që fitoi mandatin unë shkoj sërish dhe motivimi ishte për ta demaskuar që qytetarët presin tek dera për të qarë hallet, ai abuzon me zyrën e shtetit. Sepse të kishte ndodhur në një ambient tjetër nuk do të kishte asnjë domethënie. Por të abuzosh kështu...? Ua garantoj që nuk jam e para. Femrat edhe stepen edhe kanë frikë, por unë e mora guximin.

Si e arrite kontaktin?

Alma K.: Kur ra COVID, tek portali JOQ doli një lajm që Bashkia e Kukësit po helmon qentë. Unë e marr numrin nga një aktivist tjetër dhe i shkruaj, kryetar, madje më ka nisur një mesazh tepër arrogant. Më bën bllok dhe ngeli në heshtje. Kjo është e vërtetë. Bashkia e Kukësit i ka helmuar qentë. I nis mesazh para zgjedhjeve, ai nuk e mbajti mend që kishte komunikuar me mua. Më vonë, shkova...

Ditën e parë ishte prezantimi i projektit...?

Alma K.: Ishte fabul...takimi i dytë ka qenë me motiv që unë i nisja një mesazh një ditë para dhe shkoj tek zyra projektin e kisha në mënyrë si ta them, për të hyrë në bisedë. Por nuk kam lënë asnjë projekt, madje nënkryetari më dha email, as email nuk i kam nisur. Nuk ka qenë qëllim projekti por thjeshtë demaskimi i një figure titullare. Për të treguar që shiko çfarë bëhet në vendin tonë që ngrihen për protesta për personazhe televizive dhe jo për të ardhmen e tyre.

Ishte iniciativë personale?

Alma K.: Jo, nuk ështe iniciativë personale. Kam 11 vite që merrem me punë inflirtruese.

Takimi i dytë ishte ajo që pamë në video?

Alma K.: Pikërisht! Edhe i fundit. Nuk ka qenë për të qenë virale. Por ndodhi... Ka qenë një filmim, në zyrën e tij ka qenë e vështirë të hyje me sende personale. Dua të theksoj se ai rol që u bë nga ana ime, si protagoniste. O ai do mbante kamerën, o unë do bëja atë veprim. Ai i mbante sytë atje dhe unë e pashë që më kuptoi. Po unë në ato momente nuk kam qenë vetëvetja. Kam qenë një Almë tjetër, kam qenë në rol.

Ndodhi ajo që ndodhi...

Alma K.: Ndodhi ajo! Kam patur mesazhe dhe telefonata nga nënkryetari i Bashkisë që më thoshte për projektin. Njëherë më thoshte që jam në Tiranë kur do takohemi. Por unë e gënjeva sepse nuk ishin qëllim qentë. Kisha qëllim projektin nuk e regjistoja dhe nuk e merrte vesh askush. Unë shihja punën time. Muhabetin e kisha perfekt me atë, por nuk ka qenë ky qëllimi. Thjesht unë kam qenë një...tani nuk mund të them viktimë, sepse nuk përmbahen portalet. Por kam qenë në rol. Demaskimi që çfarë ndodh në zyrat tona. Më vjen keq dhe dua ta përmend...edhe për sekretaren atje. Sepse një femër që të dali e trukuar dhe të dali pa truk. Pse duhet ta suportonte këtë fenomen? Duhet ta ngrinte zërin, këtu prishet shoqëria jonë, nga frika. Ne jetojmë me frikë. Videoja është publikuar ndoshta pas 2 javësh.

Ajo ka qenë në një UBS, në kartë memorie?

Alma K.: Kartë memorie.

E keni pasur vetëm ju?

Alma K.: U dekonspirua, nuk mund të flas më tepër.

Pra është dekonspiruar nga një person që ju e njihni dhe është publikuar në rrjet?

Alma K.: Po. Në momentin që videoja u bë virale më vjen një mesazh nga një kolegia ime që më tha "Alma u bë virale". Patjetër që ka qenë në dijeni. Në atë  moment heq internetin e shtëpisë, marr telefonin e djalit. Sepse...ishin bruto si pamje. Dhe ajo do transmetohej diku, por jo bruto.

Në komunikimin që keni pasur, keni thënë që këtë projekt e keni bërë edhe në një bashki tjetër? Librazhd apo Gramsh?

Alma K.: Jo, unë kam qenë aktiviste për të drejtat e kafshëve. Edhe kaq nuk jam në dijeni. Arrestimi ka ndodhur krejt papritur. Unë isha në një agjensi imobilare. Nga tërmeti dihet situata në Durrës, e unë isha duke kërkuar një ambient tjetër. Kam qenë agjensi më agjensi. Parkoj makinën dhe ndërkohë që vonohem, kur dal për të hipur në makinë, më ndaloi Policia. Kjo më vret shumë. Më ndalën 6-7 policë sikur kisha bërë ndonjë vrasje. Në fund të fundit unë jam femër, nuk do të përdorja as armë asgjë. Ka një etikë profesionale...Më sollën njëherë në shtëpi sepse mbaja gjithmonë qenin me vete, isha e detyruar të vija. Bënë kontroll në shtëpi. Gjetën çfarë kisha, i morën dhe më pas shkova direkt në SPAK. Për gati 7 orë, pa avokat.

Safet Gjici u shpreh që keni pasur një lidhje?

Alma K.: Absolutisht jo. As emrin nuk ma dinte. I jam prezantuar me mbiemër tjetër. I kam thënë që banoj në një zonë tjetër, jo në Durrës. Më erdhi denoncimi për Kukësin, jo se kemi ndonjë gjë. Thjesht më thanë që ajo Bashki ishte kthyer si një Bashki publike.

Kanë dalë foto tuajat edhe me kreun e Bashksisë së Tropojës?

Alma K.: Faleminderit portaleve që po më kujtojnë fotot. Vjedhin foto nga rrjetet e mia sociale dhe i bëjnë publike. Unë jam angazhuar me gjëra të ndryshme. Por as vetë nuk e mbaj mend pse e kam bërë atë foto. Çdo njeri mund të ketë foto me personazhe të ndryshme.

Fotoja me Sali Berishën...?

Alma K.: E admiroj si politikan...edhe kaq!

Iu kanë akuzuar si e futur nga PD, si grup kriminal, si punonjëse e SHIK?

Alma K.: I kam lexuar, nuk ka qenë iniciativë personale. Por nuk ka lidhje, as PD, as PS, as LSI.

Keni qenë e angazhuar në zgjedhje?

Alma K.: Jo. Që të angazohesh në zgjedhje duhet të kesh njohje.

Në seancën e parë keni qenë në sallë, në qelinë e qelqit ka qenë edhe ish-kreu i Bashkisë?

Alma K.: Nuk kam pasur asnjë lloj reagimi.

Jeni kontaktuar me familjarë të Gjicit?

Alma K.: Jo. Nëse nuk do isha unë, ai personi do e kishte marrë atë rrugë.

Mendon që po të bëhet padrejtësi?

Alma K.: Unë jetoj me fëminë 12 vjeç. Po i përjeton të gjitha pavarësisht se nuk di gjë se e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Jam e bindur që opinioni publik do të thoshte pse nuk mendove për fëmijën. Jo, unë mendova se ky brezi i ardhshëm që të mos ndeshen me të tilla abuzime siç ndeshemi ne sot. Kjo situata e fëmijës me vret. Djali është 12 vjeç, klasa 6, nxënës ekselent.

Jeni e divorcuar?

Alma K.: Me anë ligjore 6 vjet. Po kështu që kur ishte djali 2 muajsh. Djali nuk e njeh fare. Nuk jeton këtu, ka krijuar një familje tjetër.

Si është Alma Kaçi pas kësaj historie?

Alma K.: Jetesa këtu ndjehet. Kam punuar, puno sot, ha sot. Situata është katastrofë.

Sa e vështirë është të jetosh në Durrës?

Alma K.: Nuk ka lidhje Durrësi, mjafton të lexosh në rrjetet sociale.

Si është gjendja juaj?

Alma K.: Unë këtu jetoj me qera. Pronari i shtëpisë pati frikë se thoshte 'jo do më vënë bombë'. Tani ka prerë dritat edhe ujin si presion që të largohem. Pavarësisht se unë jam e rregullt me pagesat. Mami im vjen vetëm sa mbush ujë dhe ikën, jeton tek njerëzit e saj. Unë kam 3 muaj pa drita dhe pa ujë. Shkon djali dhe karikon elektrikët nëpër lokale dhe...

Keni folur me personin që ka shtëpinë për të sjellë dritat?

Alma K.: Ai ka thënë vetëm dilni.

Keni familjarë që iu mbrojnë?

Alma K.: Të gjithë më kanë mbyllur telefonin. Jam e izoluar. Asnjëlloj ndihme.

A ka dijeni Alma K. për ndonjë kryetar tjetër që abuzon në këtë lloj forme?

Alma K.: Ka shumë titullarë dhe zyrtarë...kryetarë partish. Nuk më takon mua që të bëj denoncime në SPAK. I bëj thirrje një ish-kolegut tim që të mos merret me Safetin dhe me Almën sepse nuk fiton gjë. Ai është Ardian Bushi. Të dali të bashkëpunojë me SPAK. Të dali dhe të mos shitet lirë. Ai ka të paktën informacione, të dalim dhe ta zhdukim këtë fenomen. Ky fenomen zhduket që të jemi të gjithë bashkë. Dhe...mos të shitemi. Kjo është ideja. Flas për ata që e mbajnë veten si gazetarë dhe merren me kamera të fshehta.

Si e parashikon të ardhmen tënde?

Alma K.: Pa shpresë!

Keni menduar që të ikni nga Shqipëria?

Alma K.: Nuk kam menduar asgjë, por jo tani që ka filluar shkolla. Sa herë del, them ishalla o Zot më vjen mirë. Kur nuk je e qetë nga ana psikologjike, nuk mund të mendosh për projekte. I drejtohem vetëm drejtësisë që të paktën të jetojë fëmija im. Nuk kam asnjë thirrje tjetër.

Aktualisht Alma Kaçi po hetohet me masën e sigurisë të arrestit në banesë ndërsa ka kërkuar disa herë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykimin në gjendje të lirë. Kërkesa të hedhura poshtë nga GJKKO. Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici vijon përballjen me drejtësinë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Pavarësisht se ka kërkuar një masë më të butë sigurie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB