Aktualitet

Kush e fshiu xhaminë e Et'hem Beut nga qendra e Tiranës?

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i artistit apo kompanisë që organizon koncertin, nëse kemi të bëjmë me një veprim pa dashje, dashakeqës apo mospërfillje. Pasi në pamje,  artisti që ka bërë posterin është kujdesur që vendosë Katedralën Ortodoske “Ringjallja e Krishtit”.  

E.K
Kush e fshiu xhaminë e Et'hem Beut nga qendra e Tiranës?
Bashkia Tiranë

TIRANË- Një poster që njofton zhvillimin e njjë koncerti ka ngjallur polemika të shumta tek qytetarët të cilët kanë pikasur një detaj mjaft të rëndësishëm, në poster mungon xhamia e Et'hem Beut. Për njoftimin e aktivitetit që pritet të mbahet më datë 23 shtator kompania që është përgjegjëse për organizimin e koncertit ka përdorur një pamje të kryeyqtetit të parë nga lart konkretisht pjesën e sheshit "Skëndërbej", Bashkinë e Tiranës, Kullën e Sahatit por piktori që ka zgjedhur të bëjë karikaturën ka vendosur që të "fshijë" xhaminë. 

Vendi ynë gëzon një harmoni të plotë fetare mes besimeve ndërsa një situatë e tillë është e paprecedentë më parë. Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i artistit apo kompanisë që organizon koncertin, nëse kemi të bëjmë me një veprim pa dashje, dashakeqës apo mospërfillje. Pasi në pamje,  artisti që ka bërë posterin është kujdesur që vendosë Katedralën Ortodoske “Ringjallja e Krishtit”.  

Kush e fshiu xhaminë e Et'hem Beut nga qendra e Tiranës?

Zëri.ai kontaktoi me zyrën e shtypit në Bashkinë e Tiranës, të cilët u shprehen se nuk është bashkia organizatore e eventit dhe nuk mban përgjegjësi. Të pyetur nëse kanë një reagim në lidhje me posterin dhe heqjen e xhamisë nga foto, Bashkia tha se nuk ka koment përderisa nuk është organizimi i tyre. 

Duke qenë se xhamia e Et'hem Beut e rikontruktuar së fundmi ndodhet ngjitur me Bashkinë e Tiranës dhe Kullën e Sahatit mosvënia re e saj është një justifikim që nuk "pi ujë" ndërsa ajo që mbetet e paqartë është nëse kemi të bëjmë me një gabim apo veprim të mirëmenduar nga ana e organizatorëve?./Zëri

Poll

MOS HUMB