Aktualitet

Kërkohej në Itali për trafik droge, pranga ish-efektivit të Operacionales

Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Itali, por u vendos në pranga pasi ishte nisur për pushime në Greqi.

k.m.
Kërkohej në Itali për trafik droge, pranga ish-efektivit të
Foto ilustruese

GREQI- Arrestohet në Greqi, ish-efektivi i Forcave Operacionale të Beratit. Amarildo Kureta ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Itali, por u vendos në pranga pasi ishte nisur për pushime në Greqi. Prangosja e Kuretës, tashmë i përjashtuar nga radhët e uniformave blu të Tiranës, u bë në doganë teksa përpiqej që të kalonte kufirin mes dy vendeve.  

32-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogës, e cila është zbuluar përmes dekodimit të bisedave të tij përmes celularit. Pas shpalljes së tij në kërkim, ish-efektivi që t'u dorëzohet autoriteteve italiane.

Poll

MOS HUMB