
KËLCYRË- Prokurori i Gjirokastrës Petrit Çano, ka folur nga vendi ku ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, 7 prej të cilëve emigrantë nga vendet e treta. Për shkak të gjendjes në të cilën janë gjetur viktimat, do të bëhet e vështirë dhe identifikikimi i tyre.
Sipas prokurorit Çano kur të identifikohen, do fillojë dhe bashkëpunimi me ambasadat përkatëse, për të vendosur në lidhje me prcedurat që do të ndiqen për varrimin e tyre.
Petrit Çano: Do bëhet me kujdes këqyrja e të gjitha kufomave, identifikimi i tyre, pastaj në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera do kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkaqet pse ndodhi kjo ngjarje dhe përgjegjësitë nëse ka. Viktimat nuk i kemi identifikuar ende dhe nuk e dimë se cilat shtete i përkasin. Kur të identifikojmë viktimat do bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse. Pasi të kryejmë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, jemi duke pritur edhe mjekët ligjor nga Tirana që po vijnë për të kryer ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.
Në mjetin tip Benz, që drejtohej nga Edison Bregaj, nga qyteti i Shkodrës, udhëtonin 7 emigrantë nga vendet e treta, dhe shoferi nga Shkodra, ndërsa të gjithë gjetën vdekjen e menjëhershme./ZËRI