Aktualitet

Stuhi dëbore në Veri të vendit, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes kur udhëtoni!

ARRSH ka bërë një rekomandim për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

k.m.
Stuhi dëbore në Veri të vendit, ARRSH apel drejtuesve të
Pamje nga Boga

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të situatës në disa rrugë të vendit. Sipas njoftimit, teksa reshjet e dëborës vijojnë me intensitet mesatar në Bogë-Qafë Thorë, ende asnjë rrugë nuk është e bllokuar, por megjithatë ARRSH ka bërë një rekomandim për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore.

“Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore,”- bën me dije ARRSH. 

ME VIDEO NGA BOGA: 

Poll

MOS HUMB