
TIRANË- Stuhia që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar probleme në përmbytjen e rrugëve në disa qytete. Në Tiranë reshjet e shiut janë shoqëruara nga era e fortë.
Era e fortë ka shkulur një prej pemëve në Tiranë, duke zënë poshtë një makinë të parkuar. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë person brenda automjetit kur është shembur pema duke e zënë poshtë. Në videon e siguruar nga 'JOQ' shihet mjeti i cili është zënë poshtë pemës dhe po punohet për t'u larguar.
Probleme ka patur edhe në pallete ku llarina duket se është shkëputur nga tarraca. Ndërkohë ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë Shqipërinë. Thuajse në të gjitha qytet ka pasur reshje shiu dhe erëra të forta./ZËRI