
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg këtë të hënë ish-zëvendesministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj të akuzuar për aferën me koncensionin e Sterilizimit. Ndërkohë Saimir Kadiu dhe Marsela Serjana janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), biznesmeni Ilir Rrapaj ka mashtruar për aktivitetin e kompanisë si dhe fitimin e sah si dhe për miqësinë ë tij me ish-zëvendëesministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Po ashtu zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmeni akuzohen për "Falsifikimin dokumentesh". Sipas SPAK, ata kanë fryrë në mënyrë fiktive, kostot e koncesionit në studimin e fizibilitetit.
NJOFTIMI:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Në seancën gjyqësore të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, personat nën hetim K.R, I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.
3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim K.R me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim I.R me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim M.S me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim S.K me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi./Zëri.ai