Aktualitet

'Srategji e Mitsotakis"/ Artan Hoxha tregon votat që i duhen Belerit për të fituar

Hoxha u shpreh se kandidimi i Belerit është strategji e Mitsotakis për të marrë votat e ekstremit të djathtë grek.

f.t
'Srategji e Mitsotakis"/ Artan Hoxha tregon votat që i duhen
Artan Hoxha

TIRANË-Fredi Beleri dhe Pirro Dhima janë zyrtarisht kandidatë të partisë së Mitsotakis për eurodeputetë. Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se që Beleri të zgjidhet si eurodeputet i Demokracisë së Re, do t’i duhen 200 mijë vota. Hoxha i ftuar në Top Talk në Top Channel, u shpreh se kandidimi i Belerit është strategji e Mitsotakis për të marrë votat e ekstremit të djathtë grek.

“Greqia ka 21 eurodeputetë, 8 i ka Demokracia e Re, Belerit i duhen rreh 200 mijë vota që të zgjidhet. Deri dje në mesditë diheshin emrat e 41 kandidatëve, i 42 u shpall Beleri. E djathta ekstreme e pëlqente, ne e kemi parë, në Himarë erdhën përfaqësues të Agimit të Artë. Kaq shumë i publikuar, kaq shumë i mediatizuar, ai synon të marrë votat e ekstremit të djathtë, është një parti pro-ruse që po rritet shumë. Që të marrë votat e tyre, ai ka kandiduar Belerin. Pirro Dhima kandidimin e parë, mandatin e parë e ka marrë nga PASOK, socialistët grekë. Me Pirro Dhimën ai synon të marrë votat në qendër dhe majtas. Me imazhin që ai ka si sportist, si kampion,"- tha Artan Hoxha.

Ndërkohë më tej Hoxha zbuloi edhe një deklaratë të Pirro Dhimës, gjatë një interviste për një televizion grek rreth një javë më parë, ku shprehej “jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”.

“Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, herë pas here Pirro Dhimën e kemi parë në Shqipëri, na kanë folur me superlativa për të. Një javë më parë në një emision në Greqi, Pirro Dhima tha jam nga Himara, kryeqyteti i Epirit të Veriut”, tha Hoxha.

Fredi Beleri dhe Pirro Dhima janë zyrtarisht kandidatë të partisë Demokracia e Re për eurodeputetë në Parlamentin Europian, në zgjedhjet që priten të mbahen më 9 qershor. Emrat e tyre u bënë publik në Konventën e partisë. Aktiviteti në Konservatorin e Athinës prezantohet nga Aristotelia Peloni, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen çdo pesë vjet me votim universal për të rriturit me më shumë se 400 milionë njerëz me të drejtë vote, ato janë zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas zgjedhjeve të Indisë.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme vendosi më 5 mars dënimin me dy vite burg për të. Beleri është shpallur fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës./ZËRI

Poll

MOS HUMB