
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nesër Jamarbër Malltezin për ta marrë në pyetje lidhur me dosjen "Partizani". Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Malltezi do të merret në pyetje si person nën hetim lidhur me të gjithë dosjen për të cilën akuzohet për "korrupsion aktiv". Përveç Malltezit, SPAK ka kërkuar edhe marrjen në pyetje, për herë të parë në histori, të kryedemokratit Sali Berisha, intervista me të është kërkuar që të zhvillohet ditën e enjte.
Por kërkesën e SPAK për marrjen në pyetje të Berishës dhe Malltezit, e kanë kundërshtuar avokatët. Ata kanë kërkuar një tjetër datë për 'takimin' me hetuesit, me pretendimin se kanë impenjime të tjera të planifikuara.
“Duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme”, njoftojnë avokatët e Berishës dhe Malltezit. Si mbrojtes i Zotit Sali Berisha ne procesin penal ndaj ti dhe shtetasit Jamarber Malltezi gjithashtu ju vë me dijeni si me poshte! – Zoti Jamarber Malltezi eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” nr 287. Date 11.01.2024 me ane te ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me date 17.01.2024, dite e merkure, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga shtetasi Jamarber Malltezi per marrjen dijeni! – Zoti Sali Berisha eshte njoftuar dje me date 15.01.2024 me “Ftesen per paraqitje” ne 287, date 11.01.2024 me ane te se ciles ftohet per tu pyetur ne SPAK me daten 18.01.2024, dite e enjte, ora 10.00 tek Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja! Kjo ftese eshte nenshkruar rregullisht nga Zoti Sali Berisha per marrjen dijeni! Duke qene se mbrojtesit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarber Malltezi e kane te pamundur pjesemarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve per shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesemarrje eshte e domosdoshme ata (avokatet) i jane drejtuar SPAK me kerkese per shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mesiperm per javen ne vijim ne nje nga ditet qe ata do ta çmojne te pershtatshme! Me respekt Avokatet e Zotit Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi!,"- thuhet në shkresën e avokatit.
Ndaj edhe marrja në pyetje si për Berishën, ashtu edhe për Malltezin pritet të shtyhet.
Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor, dhe pas një muaji u lirua nga qelia. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi ka përfituar nga Berisha, asokohe kryeministër që të merrte pronën e ish-familjarëve të tij, dhe për ta kthyer atë në një kompleks banimi. Sipas prokurorisë së Posaçme, Malltezi kishte fituar më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Ish-kryeministri Sali Berisha nga ana tjetër akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Të dy, aktualisht janë lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie"./ZËRI