Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin, GJKKO rrëzon Berishën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzoi kërkesën me pretendimin se ka konflikt interesi pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.

k.m.
SPAK kërkon arrestimin, GJKKO rrëzon Berishën për
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ka konflikt interesi pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.

“Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”,-thuhet në vendim.

Ndërkohë sot zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje Policore, të kërkuar nga SPAK, për ish-kryeministrin Sali Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB