Aktualitet

Dëshmoi për gjyqin e Gërdecit, Shkëlzen Berisha: Teatër politik, në mëngjes thirret djali, në drekë babai!

Shkëlzen Berisha ka dhënë dëshminë e tij para trupës gjykuese, ndërsa më pas ka ndalur për të dhënë një prononcim të shkurtër para mediave.

k.m.
Dëshmoi për gjyqin e Gërdecit, Shkëlzen Berisha: Teatër
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme në cilësinë e dëshmitarit për tragjedinë e Gërdecit. Për 40 minuta, Berisha ka dhënë dëshminë e tij para trupës gjykuese, ndërsa më pas ka ndalur për të dhënë një prononcim të shkurtër para mediave. I pyetur nga mediat, Berisha tha se i gjithë procesi që po zhvillohet është një teatër politik.

PRONONCIMI I PLOTË: 

Shkëlzen Berisha: Të gjitha telefonatat me Mihal Deliorgjin janë kryer pas vitit 2008, mesa di unë praktika dhe puna në atë punishte ka filluar që në vitin 2007. Kështu që nuk ka patur asnjë lidhje me çështjen në fjalë, e vetmja telefonatë e lidhur me çështjen në fjalë , ka qenë e lidhur me të ndjerin për të ditur fatin e tij. Unë nuk e kam mohuar kurrë që kam komunikuar me Deliorgjin. Sa i përket takimeve me Mediun dhu Bumçin nuk kanë patur lidhje me Gërdeçin, kanë qenë takime për çeshtje personale, politike. Delirogjri përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para 1 viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër personale. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kanë patur dhe sot ato funksione. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju.

Tragjedia nëse është hetuar apo jo si duhet unë nuk mund ta them nuk jam as gjykatës as prokuror, ajo që mund tju them është politizimi i tejskajshëm në çdo skaj nuk po e ndihmon hetimin e kësaj çështje. 71 dëshmitarë janë thirrur. Ata ndahen në 3 kategori. Asnjë nga ata aty nuk kanë lidhje me akuzën. Nuk kam asnjë lloj informaçioni që mund t’i shërbejë akuzës. Unë e konsideroj teatër politik. Në mëngjes niset djali dhe në drekë gjykohet babai. Nuk e di se kush e ka shkuar faksin. S’kam nisur asnjë.

Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë nga ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proçes e konsideroj, s’kam asnjë informaçion që mund t’i shërbejë akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë. Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time. Për këtë pyesni prokurorin kush e ka shkruar, kanë 15 vjet që nuk e gjejnë.

Sa i përket vendimit të SPAK Për masat e sigurisë është një vendim grotesk, më jepni një vend jo në Europë, por në botë, që lideri i opozitës mbahet në arrest, pa akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe vijon i lirë, qëllimi politik është jashtëzakonisht u qartë. Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori, më vjen keq se nuk më takon mua si djalë të bëj unë mbrojtjen e tij. Qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Gjykata ka marrë vendim në konflikt interesi. Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim, nuk diskutohet. Unë mendoj që çdo qytetar ka detyrim të zbatojë ligjin, ashtu si çdo gjykatë dhe prokuror ka detyrim 10 herë më shumë të zbatoj ligjin. Çfarë mund ti thuhet nje qytetari kur gjyqtarja e shkarkuar nga detyra nga babi im merr vendime sot. Unë padiskutim flas me babin tim por vendimet politike i përkasin atij. Unë jam mbështetës i Partisë Demokratike por nuk kam në plan të angazhohem politikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB