Aktualitet

Mori ryshfet për tenderin, Joana Duro dënohet 2 vite e 8 muaj burg

Ndërkohë për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto dhe për inxhinierin, Silvi Shehi SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. 

k.m.
Mori ryshfet për tenderin, Joana Duro dënohet 2 vite e 8 muaj burg
Joana Duro

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar 4 vite burg ish-sekretaren e Shëndetësisë, Joana Duro, e cila akuzohet për korrupsion pasiv. Për shkak të gjykimit të shkuartuar, Duro përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj burg. Për Duron ka edhe dënim plotësues, për ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për pesë vjet. 

Me 1 vit burg është dënuar edhe Laura Shteto, Vladimir Topi dhe Silvi Shehi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tyre konvertohet në 8 muaj.

Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto dhe për inxhinierin, Silvi Shehi SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burgim. Ndërsa për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons” u kërkua 2 vite burg.

Ish-sekretarja dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestuan për të njëjtën vepër penale. Në dosje thuhet se nga provat, Joana Duro me funksion të lartë shtetëror, rezulton se me veprimet e kundraligjshme ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë”, duke përfituar vlerën prej 330.000 leke, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Dricons” sh.p.k, me administrator Vladimir Topi për tenderin e ministrisë.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inxhinierit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Shteto dhe inxhinieri i kompanisë ‘DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi. Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë “DRICONS”, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duro dhe Shteto i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërkohë që sipas SPAK, nga audio përgjimet për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë, rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore. Paratë u gjetën në zyrën e sekretares në një zarf të bardhë të mbyllur ku veç parave ndodheshin edhe dy letra formati A4 analiza spitalore në emër të Genci Shteto. Nga zbardhja e bisedave telefonike më datë 13 prill mes Genci Shtetos dhe Vladimir Topit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB