Aktualitet

SPAK jep pretencën për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë: 24 muaj shërbim prove se fshehu pasurinë

Në pretencë, SPAK ka kërkuar që dënimin ish-gjyqtari të mos e vuajë në qeli, por t'i konvertohet në shërbim prove, por për 24 muaj. 

k.m.
SPAK jep pretencën për ish-gjyqtarin e Gjykatës së
Guxim Zenelaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Por në pretencë, SPAK ka kërkuar që dënimin ish-gjyqtari të mos e vuajë në qeli, por t'i konvertohet në shërbim prove, por për 24 muaj. 

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka sekuestruar 7 pasuri, mes tyre: 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin. Po ashtu, SPAK i ka marrë edhe 1000 metra tokë në Porto Palermo, 1 dyqan dhe 3 apartamente me 2 garazhe në Ishull-Shëngjin.

Magjistrati dha dorëheqjen nga karriera e tij në drejtësi më 26 maj të këtij viti, para se të përballej me Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Në vitin 2016, ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës./ZËRI

Poll

MOS HUMB