Aktualitet

SPAK gati për një “BIG operacion”, mbi 150 persona në listë, mes tyre prokurorë, gjyqtarë e policë

Por tashmë ajo që do thyejë limitet e çdo operacioni të kryer në ndonjëherë në Shqipëri, është ajo që po “piqet” këto ditë, ku mësohet se bëhet fjalë për rreth 150 persona, prokurorë, gjyqtarë, policë dhe eksponentë të botës së krimit, për të cilët do kërkohet arrestimi

E.K
SPAK gati për një “BIG operacion”, mbi 150 persona në
spak

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar se SPAK është në përmbyllje të operacionit më të madh për goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri, dhe brenda ditësh do ti drejtohet Gjykatës së Posaçme për të ekzekutuar masat e sigurisë. Sipas Qynos, pjesë e këtij ‘Big’ operacioni që do të ndërmerret nga SPAK, janë prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës policie të lidhur me krimin. Gazetari shton se këto arrestime, do të ndërmerren pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionet e koduara, të cilat janë sjellë në Shqipëri, edhe në sajë të koordinimit të punës me partnerë të huaj të SPAK.

Postimi i gazetarit:

Një “BIG operacion” është duke u përgatitur të kryhet këto ditë nga struktura e posaçme SPAK, ku në fokus të hetimit janë mbi 150 persona të cilët mësohet se përmes aplikacionit “Sky” janë të imlikuar në veprimtari kriminale.

Goditja e madhe, ka në fokos dhjetëra punonjës policie, gjyqtarë dhe prokurorë që kanë përdorur aplikacionin “SKY”, nga ku kanë hyrë në kontakt me njërëzit e botës së krimit, duke i mbështetur dhe favorizuar në aktivitetet e tyre kriminale.

Ajo që po përgatitet tanimë në zyrat e SPAK dhe që çështje ditësh pritet të zbrezi në gjykatën për shqyrtimin e masave të sigurisë, është një nga dosjet më të mëdha që është krijuar ndonjëherë nga prokuroria Shqiptare.

Kulmi fillestar e ka kapur Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë operacionit “Vol-vo” me mbi 60 persona të arrestuar. Ndërsa numrin e dytë e shënoi operacioni “Rrevanshi”, me plot 50 masa arresti në burg për disa nga emrat e njohur të botës së krimit në Shqipëri dhe tre punonjës policie.

Por tashmë ajo që do thyejë limitet e çdo operacioni të kryer në ndonjëherë në Shqipëri, është ajo që po “piqet” këto ditë, ku mësohet se bëhet fjalë për rreth 150 persona, prokurorë, gjyqtarë, policë dhe eksponentë të botës së krimit, për të cilët do kërkohet arrestimi.

Sigurisht dhe në këtë ,”BIG operacion”, prova kryesore janë bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, i cili tashmë është kthyer në gropën thithëse të disa prej anëtarëve më të njohur të botës së krimit dhe zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB