Politikë

SPAK bashkon kallëzimet, Sinaj dhe Nallbati në një çështje

Veprimet hetimore do të vërtetojnë se cili deputet goditi dhe kush u godit dhe nëse mund të konsiderohet apo jo sulmi goditje për shkak të detyrës si parlamentar.

k.m
SPAK bashkon kallëzimet, Sinaj dhe Nallbati në një
Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallbati

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka bashkuar në një të vetme kallëzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për incidentin mes deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallbati në Kuvend.

Në kallëzimin që mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, pretendohet se Nallbati ka kryer veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ndërsa Nallbati po përdor si mburojë një kallëzim tjetër, firmosur prej Gazment Bardhit, ku kërkohen hetime për të njëjtën vepër ndaj Vullnet Sinës.

Një ditë më parë (1 nëntor 2023), SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike. Veprimet hetimore do të vërtetojnë se cili deputet goditi dhe kush u godit dhe nëse mund të konsiderohet apo jo sulmi goditje për shkak të detyrës si parlamentar.

Përplasja fizike mes deputetit Nallbati dhe Sinajt, ndodhi gjatë seancës plenare të 30 tetorit 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit. Teksa Sinaj ishte duke folur deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin. Incidenti bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit. Pas përleshjes deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB