
GREQI- Ka dalë sot para gjykatës autori i dyshuar për plagosjen e kuzhinierit shqiptar në Greqi. Bëhet fjalë një 52-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë 65-vjeçarin shqiptar, i cili nuk është identifikuar me emër nga mediat greke. Protothema ka bërë sot me dije se 52-vjeçari i akuzuar për plagosjen me thikë ka dalë përpara Gjykatës së Selanikut, duke treguar edhe shkakun e sherrit, që degradoi më pas në plagosje.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars, pas një debati mes dy personave. 52-vjeçari akuzohet se i ka futur një thikë në bark kuzhinierit 65-vjeçar shqiptar për një arsye banale. Sipas viktimës, grekut ka qenë se nuk i ka pëlqyer mishi në hell që i është servirur dhe ka nisur që të ofendojë kuzhinierin. Në debat e sipër, e ka plagosur me thikë dhe pas kësaj, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Për një mish në hell, ndaj 52-vjeçarit është ngritur akuza për tentativë vrasje dhe sot ai do të jetë para hetuesisë ku pritet të kërkojë afat për të kërkuar falje në ditët në vijim./ZËRI