
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë ku një vajzë 3-vjeçare përfundoi në spital me këmbë të thyer, pas dhunës së ushtruar, në kopshtin “Stinet”, qytetarët janë mbledhur në protestë para ambienteve të institucionit privat. Fëmijët u panë me pankarta në duar, ku disa prej tyre mbajnë mbishkrimet: “Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, "I kam frikë monstart".
Prindër të fëmijëve, kanë protestuar duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe duke u shprehur se duhet të merren masa të rrepta ndaj edukatoreve dhunuese, që të shërbejnë si shembull për mos patur përsëritje. Të pranishëm në protestë janë edhe prindër, të cilët nuk i kanë fëmijët në kopshtin "Stinët". Gjatë protestës prindërit kanë kërkuar vendosjen e kamerave në kopshtet private. Gjithashtu teksa kanë folur të shokuar për mediat qytetarët kanë zbuluar se kjo ky nuk është denoncimi i parë që vjen kopshti "Stinët".
“Për këdo fëmijë, është rast shokues. Fëmijën tim e çoj në kopsht shtetëror fëmijën tim, të ky kopsht ka pasur denoncime dhe më parë. Kopshtet duhet të monitorohen me kamera që shihet gjithçka çfarë ndodh. Duhet të bëhen kontrolle në kopshte dhe duhet të merren masa më të rrepta. Nuk dihet se çfarë do të bëja nëse diçka do t’u ndodhte fëmijëve të mi”, tha një nënë.
"Jam e shokuar dhe me aq informacione sa kam habitem me prindërit e fëmijëve që janë pjesë e këtij kopshti, të cilët nuk ndodhen këtu. Akoma nuk e kuptoj se si sot i sollën fëmijët në ambjentet e këtij vendi, deri në orën 10:00. Unë si prind do të kisha bërë vetgjyqësi, nëse do i kishte ndodhur fëmijës tim,"-u shpreh një nga banoret.
"Jam njohur me rastin përmes rrjeteve sociale. Nuk duhet toleruar në asnjë mënyra dhuna ndaj fëmijëve. Kur kam parë videon nuk kam fjetur gjumë. Fëmijët I sjellim për t’I edukuar dhe jo për t’i dhunuar. Të ky kopësht me aq sa pashë sot në rrjetet sociale, ka pasur edhe raste të tjera dhune. Është një nga kërkesat e para që duhet të bëj, që edhe kopshtet shtetërore të jenë me kamera, ku çfarëdo që të ndodhë të jenë pamjet aty”, është shprehur një prej qytetareve.
Dhunimi i një vogëlusheje 3-vjeçare në koshtin “Sinët’, në Tiranë shkaktoi një reagim të fortë publik. Ngjarja e rëndë referuar dhe pamjeve filmike është kryer rreth orës 10 të paradites në datën 1 Nëntor, ndërkohë që prindërit janë njoftuar vetëm në orën 15:00 pasi këmba e vajzës kishte pësuar shumë enjtje. Rasti u denoncua publikisht në emisionin “STOP”, ku përmes pamjeve filmike dhe fotografive u qartësua dhuna psikologjike dhe fizike ndaj fëmijës. Dhuna rezulton se është kryer nga edukatorja Majlinda Dehima, e cila ditën e sotme u shoqërua në Komisariat. Disa orë më vonë, Polica në një njoftim zyrtar deklaroi se ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë edukatoren, si dhe pezullimin nga detyra të zëvendës-shefit të Komisariatit nr.1 në Tiranë, Rustem Dervishit dhe 2 vartësit e tij, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj. Ndërkohë Ministria e Arsimit në reagimin e saj bëri me dije se kopshti ishte pa licencë, por ndaj drejtoreshës së këtij kopshti nuk është marrë ende asnjë masë./Zëri.ai