Aktualitet

Skandali i heshtur: Futja e barnave antitumorale që nuk kaluan analizat, AKBMP e regjistroi nën ndikimin e Allajbeut

Medikamenti, me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare.

zh.ll
Skandali i heshtur: Futja e barnave antitumorale që nuk kaluan analizat,
foto ilustrim: AKBMP-Klodian Allajbeu

TIRANË- Një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë ka avancuar në procesin e regjistrimit, pavarësisht se nuk ka kaluar fazën laboratorike, duke ngritur alarmin mbi funksionon si garant i sigurisë të agjencisë së barnave. Medikamenti, me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare.

Shqetësimi qëndron mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj, kushëri dhe i përfolur për marrëdhënie biznesi me ish-ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili, po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik.

Çfarë ndodhi me medikamentin? Top Channel raporton se, sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më pas janë zëvendësuar me mostra të tjera, të cilat kanë mundësuar vijimin e procedurës. Një praktikë e tillë, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të sigurisë farmaceutike dhe një rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët onkologjikë. 

Por, pse u pranuan mostra të reja pas dështimit të analizave fillestare si dhe kush e mori këtë vendim? Pse mbylli 'sytë' agjencia e barnave? Kjo e fundit, ka detyrimin ligjor dhe moral të sqarojë publikisht nëse procedurat e ndjekura, rezultatet reale të analizave laboratorike, dhe arsyet pse një produkt i kontestuar ka kaluar filtrat zyrtarë. S

Top Channel ka kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave informacion për këtë rast duke e pyetur se sa aplikime për tu pajisur me autorizim për tregtim ka patur përgjatë vitit 2025 për medikamentin Nilotinib dhe datat përkatëse? Cilët janë operatorët? A janë analizuar këto barna gjatë procedurës së autorizimit për tregtim? Çfarë rezultatesh ka patur gjatë analizimit? Nëse medikamenti ka shfaqur probleme gjatë analizës, çfarë masash janë marrë kundrejt operatorëve që kanë aplikuar? A janë refuzuar këto praktika? Në rast se jo të gjitha praktikat janë refuzuar, cilat janë arsyet për këtë trajtim të diferencuar të aplikimeve dhe për rrjedhojë edhe të operatorëve? A është vijuar më tej për pajisjen me autorizim për tregtim të këtyre medikamenteve? Nëse po, cilët janë operatorët të cilat kanë marrë autorizimin për tregtim?

Ky skandal është një material i mjaftueshëm që SPAK të investigojë e të zbardhë çfarë po ndodh për të mbrojtur interesat e pacientëve ndërsa aktualisht duket se janë lënë në dorë të urisë për përfitime financiare të Klodian Allajbeut, Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasilit./Top Channel

Poll

MOS HUMB