
VLORË-Një 20-vjeçar ka humbur mbrëmjen e kësaj të hëne kontrollin e mjetit dhe ka përfundur jashtë rrugës në aksin rrugor Orikum-Vlorë. Raportohet se 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.M ka përfunduar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Fatmirëshit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak. Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, shtetasi T. Z., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., 20 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Këtë fillim vitit, është regjistruar një bilanc i rëndë sa i përket numrit të aksidenteve. Nga veriu në jug, këtë të hënë disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e akaidenteve./ZËRI