
Aksident ne Lezhe
LEZHË - Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur këtë ditë të parë të 2024 në Lezhë. Dy automjete janë përplasur 'kokë më kokë', me njëra-tjetrën, pranë kryqëzimit të urës së Cenit.
Një nga shoferët ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital. Nga aksidenti, trafiku
u bllokua për disa minuta.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë që ndodh pranë qytetit të Lezhës./ZËRI/
Poll