Aktualitet

Në burg për pastrim parash, shqiptari lejohet të qëndrojë në Britaninë e Madhe

42-vjeçari është lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe pasi pretendoi se përpjekjet e Sekretarit të Brendshëm për ta dëbuar cenonin të drejtat e tij njerëzore.

f.t
Në burg për pastrim parash, shqiptari lejohet të
Gjelosh Kolicaj

BRITANI E MADHE- Një shqiptar i burgosur për pastrim parash ka mundur në gjykatë Ministrinë e Brendshme angleze.

42-vjeçari është lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe pasi pretendoi se përpjekjet e Sekretarit të Brendshëm për ta dëbuar cenonin të drejtat e tij njerëzore.

Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Gjelosh Koliçajt, ​​42 vjeç, me shtetësi të dyfishtë dhe ta deportonte pasi u burgos për gjashtë vjet për kontrabandë 8 milionë paund me valixhe nga fitimet e bandës së tij nga Britania e Madhe duke përdorur pasaportën e tij britanike.

Shqiptari u përshkrua nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) se kishte një “rol të lartë dhe kontrollues” në një grup të krimit të organizuar në Mbretëinë e Bashkuar. NCA paralajmëroi se ai përbënte një kërcënim për publikun dhe do të kthehej në krim pas lirimit të tij nga burgu./ZËRI

Poll

MOS HUMB