Aktualitet

Situatë alarmante nga zjarri në Priskë: ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë!

Situata është përkeqësuar edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike, duke detyruar fikjen e stacionit të pompimit të ujit në Priskë.

zh.ll

Situatë alarmante nga zjarri në Priskë: ndërpritet energjia

TIRANË- Zjarri në Priskë të Madhe ka shkaktuar një situatë alarmante në zonë. Flakët e përhapura në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës rrezikojnë banorët dhe pronat e tyre. 

Situata është përkeqësuar edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike, duke detyruar fikjen e stacionit të pompimit të ujit në Priskë. Për pasojë, banorët e zonës së Lundrës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se ndërprerja e ujit vjen si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. Po ashtu, UKT bën me dije se do të njoftojë sërish qytetarët pas rikthimit të situatës në normalitet dhe të furnizimit me ujë.

“Për shkak të situatës së zjarreve në zonën e Priskës dhe Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Si rrjedhojë, në zonën e Lundrës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

UKT njofton se do të dalë me një njoftim të dytë sapo situata të rikthehet në normalitet“, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, raportohet se zjarri vijon të jetë aktiv në zonë dhe ka marrë përmasa të mëdha duke djegur bimësi, ullishte dhe një banesë ndërsa 3 familja janë evakuuar për arsye sigurie. Gjithashtu, sipas banorëve, dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat e përfshira nga flakët, ndërsa në terren është konstatuar edhe një automjet i djegur plotësisht.

Poll

MOS HUMB