Aktualitet

Sin Boy përfundon në spital pasi u dhunua "LIVE", e motra: S'e kam parë ndonjëherë kështu

Më shumë detaje për gjendjen e tij ka dhënë e motra e artistit me origjinë shqiptare, e cila ka zbuluar se reperi ka përfunduar në spital. 

k.m.
Sin Boy përfundon në spital pasi u dhunua "LIVE", e motra:
Sin Boy

GREQI- Videoja ku Sin Boy dhunohet nga disa persona të panjohur teksa ishte "live" në rrjetin social "TikTok" po bën xhiron e rrjetit. Më shumë detaje për gjendjen e tij ka dhënë e motra e artistit me origjinë shqiptare, e cila ka zbuluar se reperi ka përfunduar në spital. 

"Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë. Ai ishte live në TikTok, unë isha në oborr. Papritur, dëgjuam zhurma. Më thotë shoku im, "hajde se po e rrahin”. Hyra dhe shoh dy persona që po e qëllonin. Fytyra i ishte skuqur. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci,"-tregoi Elena Geka. 

Për ata që besojnë se incidenti ishte i inskenuar, motra e SinBoy kishte gjithashtu një sqarim.

“Vëllai im futet live gjithmonë. Në atë moment i kishte flokët me dekolorant dhe i ra në fytyrë. Kishte frikë se mos i lëndoheshin sytë, mos digjej. Sepse ai ka miopi dhe astigmatizëm. Pra nuk është ky rasti.”

Megjithatë sqarimi i saj nuk i shuan dyshimet. Kjo pasi në momentin kur "rrahja" ndalet dhe sulmuesit largohen, Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët. Ndaj edhe shumë prej ndjekësve të tij mendojnë se kjo histori është e stisur, ashtu si ajo e vdekjes së tij muaj më parë. Para pak kohësh, SinBoy bindi gjithë Greqinë se kishte ndërruar jetë, duke detyruar edhe të ëmën dhe motrën që të mos e përgënjeshtronin lajmin. Si përfundim, ai u rikthye me një projekt të ri dhe rezultoi se e gjitha ishte për vëmendje./ZËRI

Poll

MOS HUMB