
TROPOJË-8 turistë kroatë, janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur. Në ndihmë të tyre janë nisur grupi i kërkim-shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona. Sipas raportimeve paraprake, dy turistët kroatë, burrë dhe grua, janë aksidentuar pranë liqeneve në Jezercë, për pasojë ka ndërruar jetë gruaja. Por 7 turistët e tjerë të bllokuar në Malin e Jezercës ku fatkeqësisht humbi jetën një turiste kroate, tashmë janë shpëtuar pas operacionit të përbashkët të kërkim shpëtimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë:
Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup aplinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur "Maja e Jezerces", se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.
Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur "Maja e Jezerces".
Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut. Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.
Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e katërta më e larta në Shqipëri dhe e gjashta më e larta në Ballkan, me lartësi 2,694 m mbi nivelin e detit./ZËRI