
MILOT- Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Raportohet se një fouristradë tip "Mrcedez Benz" është përplasur me një makinë tip "Golf". Për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, të gjithë anëtarë të një familjeje.
Mësohet se mes të plagosurve janë dhe dy fëmijët, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Ata janë shqiptarë të Kosovës dhe ishin për pushimet e fundjavës në vendin tonë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ZËRI