TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka trondit opinion publik, ndërësa siguria e institucioneve të drejtësisë janë është vënë në pikëpyetje. Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit me armë zjarrit. Në drejtim të tij u qëllua me 3 plumba, të dalë nga një pistoletë, kalimi i së cilës në dyert e Gjykatës së Apelit, mbetet mister.
Lidhur me këtë, policia ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit. Autori Elvis Shkëmbi është futur lehtësisht në sallën e gjyqit i pajisur me armë zjarri, ndësa pikëpyetja që ngrihet është: Si e shmangu kontrollin e sigurisë?
Plumbat qëlluan për vdekje gjyqtarin, teksa nuk kursyen as dy të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ZËRI