Aktualitet

Si ndodhi vrasja e shqiptarit në burgun grek? MOMENTI kur të burgosurit sulmojnë Alfons Ndoci

Nga video e publikuar nga "Protothema.gr" shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen Doçit dhe e sulmojnë më thikë.

k.m.
Si ndodhi vrasja e shqiptarit në burgun grek? MOMENTI kur të
Pamje nga qelia

GREQI- Dalin pamjet nga përleshja e ashpër që ndodhi në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku mbeti i vrarë më thikë shqiptari Alfons Doçi, ndërsa i plagosur ka mbetur Altin Vokrri. Nga video e publikuar nga "Protothema.gr" shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen Doçit dhe e sulmojnë më thikë. Dy të burgosurit, Julian Halili dhe Etem Hoxha, dalin nga zyra e gardianit Lambropulos, me sa duket të armatosur me thika dhe shkojnë e sulmojnë Ndocin.

Juliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes dhe plagosjes së ndodhur në burgun e Koridhalos.

MOMENTI I SULMIT ME THIKË:

Tashmë pritet finalizimi i hetimeve për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, si dhe për shkaqet. Paraprakisht raportohet se të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua në një përleshje në katin e parë të repartit të katërt, atje ku janë të vendosur shqiptarët që vuajnë dënimin në shtetin grek. Megjithatë ky është vetëm raportimi i parë i ngjarjes pasi autoritetet greke ende nuk kanë zbuluar detaje të tjera./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB