Aktualitet

Si 'Hirushja"/ Kreu rreth 70 vjedhje në Austri, shqiptarin e 'tradhëtojnë' këpucët

41-vjeçari arriti të largohej por harroi këpucët.

f.t
Si 'Hirushja"/ Kreu rreth 70 vjedhje në Austri, shqiptarin e
FOTO ILUSTRUESE

AUSTRI- Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar për disa vjedhje në Austri. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka realizuar të paktën 68 vjedhje në Austri përgjatë viteve 2015-2018. Shqiptari futej në shtëpitë e austriakëve gjatë kohës që ata ishin në gjumë.

Por së fundmi ai u kap nga një prej banorëve, i cili tentoi që ta ndalonte. 41-vjeçari arriti të largohej por harroi këpucët, të cilat e nxorrën zbuluar shqiptarin.

Ai u arrestua në Francë në vitin 2021 në bazë të një urdhër arresti evropian por u transferua në burgun Wels në Austri në mars të këtij viti. Gjatë marrjes në pyetje nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Austrisë së Epërme, ai ka rrëfyer për gjithsej 68 vjedhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB