Aktualitet

Shtyhet me 3 muaj hetimi për inceneratorin e Tiranës

f.t
Shtyhet me 3 muaj hetimi për inceneratorin e Tiranës
foto ilustruese

TIRANË-Është miratuar nga Gjykata e Posaçme kërkesa e Prokurorisë për shtyrjen e hetimit për inceneratorin e Tiranës. Hetimi do të shtyhet me 3 muaj.

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, mes tyre dhe dy biznemenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Po ashtu urdhër-arresti u lëshua dhe për drejtorin e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha. Arrest në burg u caktua për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Bledar Karolin, Taulant Tushëm e Namik Simixhiu. Ndërsa në “arrest shtëpie” u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Silena Tola./ZËRI

Poll

MOS HUMB